Komplotistët në Prishtinë | KROKODIL
konferencija, festival, debate, krokodil, jezici, region, pisci, prevodioci, knjizevnost,
18561
post-template-default,single,single-post,postid-18561,single-format-standard,bridge-core-3.0.5,qode-page-transition-enabled,ajax_fade,page_not_loaded,,vertical_menu_enabled,side_area_uncovered_from_content,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-29.2,qode-theme-bridge,disabled_footer_top,qode_header_in_grid,wpb-js-composer js-comp-ver-6.10.0,vc_responsive,elementor-default,elementor-kit-17606

Komplotistët në Prishtinë

Komplotistët në Prishtinë

E shtunë, 18 maj, 19:30
Festivali polip, Teatri ODA, Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, 111 (Rinia, 7) Prishtina, Kosovo
Vladimir Arsenijević—Igor Štiks
KOMPLOTISTËT
Regjia: Boris Liješević
Aktorë: Svetozar Cvetković, Isidora Minić, Dejan Dedić, Marko Grabež

Çka ndodh kur, duke thyer të gjitha ligjet e hapësirës dhe kohës, takohen Bogdani, Borka, Mirko, Semi, Predragu, Svetlana, Saša, Miroslavi, Daša dhe Danilo? Dhe çfarë është lidhja e tyre me shkrimtarët, mbiemrat e të cilëve janë Bogdanović, Pavićević, Kovač, Mehmedinović, Matvejević, Slapšak, Hemon, Krleža, Drndić dhe Kiš? Në ç’lloj komploti janë të përfshirë? Për çfarë lloj veprimi po na thërrasin? Bazuar në tekstet e botuara në edicionin e Bibliotekës së Përbashkët (Zajednička čitaonica), u krijua kjo përzierje emocionuese zërash – një polifoni gjuhësore dhe artistike. Ajo dëshmon bindshëm se, edhe pse sot e gjejmë veten të ndarë në disa vende të ndryshme, nuk jemi të huaj për njëri-tjetrin, sepse në letërsi nuk ka pasaporta. Lidhjet që ekzistojnë mes të gjithë neve, të cilat mbështeten në trashëgiminë e përbashkët shoqërore si të gjuhës ashtu edhe të një trashëgimie të madhe letrare, janë shumë më të forta se forcat shkatërruese që në dekadat e fundit kanë prodhuar më shumë të këqija se që mund të kishim imagjinuar ndonjëherë. Kjo e keqe shtjellohet te Komplotistët, si një komplot për një të ardhme më të mirë. Letërsia ka vend kyç në këtë, sepse imagjinata sot për ne është më e rëndësishme se kurrë më parë. Lexuesit dhe shikuesit, të cilët flasin, përdorin, krijojnë dhe frymojnë në një gjuhë të përbashkët dhe së cilës i përkasin, kudo që janë, janë të ftuar në një aventurë leximi, zbulimi e mendimi. Kjo është shprehje e këmbëngulësisë së optimizmit dhe besimit të palëkundur se lidhjet mbi të cilat mbështetet republika letrare në Evropën Jugore, do të jetojnë tutje. Përkundër dhe kundër.

Shfaqja Komplotistët është pjesë e projektit “Biblioteka e përbashkët” nisur dhe zbatuar nga shoqata KROKODIL dhe mbështetur nga CCFD – Terre Solidaire.
Bashkëprodhues: My Balkans

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.